Çmenduri/ La vajzën e tij 11-vjeçare vetëm në shtëpi për të parë ndeshjen në Shqipëri, arrestohet babai në Qipro
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Qipro, ku një baba beqar u arrestua nga policia menjëherë pas kthimit nga Shqipëria, pasi kishte braktisur vajzën e tij 11-vjeçare të vetme në shtëpi për dy ditë për të ndjekur ndeshjen e ekipit të tij të zemrës, Pafos FC. Sipas të dhënave që po hetohen nga autoritetet, babai kishte udhëtuar në Shqipëri për të ndjekur ndeshjen e Paphos FC kundër Dynamo City, e zhvilluar në Elbasan për eliminatoret e Ligës së Konferencës së UEFA-s. Arrestimi i tij u bë në Aeroportin e Pafos sapo mbërriti delegacioni i tifozëve. Mediat e huaja raportojnë se, ndaj tij është ngritur zyrtarisht padi në Gjykatën e Qarkut të Pafos për braktisje dhe ekspozim të fëmijës ndaj rrezikut, në kundërshtim me ligjin...
Burimi:
argjiroja.net