DËSHMITË/ Vata pranon vrasjen e portugezit, turku: Sokrati më tha se ishte rrëzuar nga motori…

DËSHMITË/ Vata pranon vrasjen e portugezit, turku: Sokrati më tha se ishte rrëzuar nga motori…

Zbardhet dëshmia e Sokrat Vatës, të dyshuarit për vrasjen e 21-vjeçarit portugez në Ksamil, para trupit gjykues të Gjykatës së Sarandës. Vata ka pranuar autorësinë e krimit, por ka sqaruar rrethanat e ngjarjes, duke pretenduar se nuk e ka kuptuar momentin kur ka goditur me thikë turistin, për shkak të sherrit masiv që kishte shpërthyer. Para trupit gjykues, Sokrat Vata u ka kërkuar ndjesë familjarëve të viktimës dhe ka shprehur pendesë për atë që ka ndodhur. “U kërkoj ndjesë familjarëve të viktimës, u shpreh ngushëllimet e mia, jam penduar për atë që ka ndodhur. Një grup turistësh francezë ishin brenda në lokal. Ata po bënin zhurmë, shoku im u kërkoi që të mbanin qetësi, por ata nuk u bindën dhe filluan të na shanin. U...