Vendimi i gjykatës britanike mund të pengojë deportimin e viktimave shqiptare të trafikimit
Një vendim i fundit i drejtësisë britanike mund të ndikojë në procedurat e deportimit drejt Shqipërisë të të rinjve shqiptarë të identifikuar si viktima të trafikimit. Gjykata ka vlerësuar se viktimat meshkuj mund të përballen me rrezik edhe disa vite pas shfrytëzimit, ndërsa ka nxjerrë udhëzime të reja për autoritetet britanike. Vendimi i fundit i një gjykate britanike të emigracionit mund të pengojë deportimin drejt Shqipërisë të një numri të konsiderueshëm të rinjsh shqiptarë që janë identifikuar si viktima të trafikimit. Çështja lidhet me rastin e një 21-vjeçari shqiptar, i cili fillimisht ishte trafikuar nga një grup kriminal në Belgjikë dhe më pas ishte dërguar në Britani, ku ishte detyruar të punonte në kultivimin e kanabisit. Megjithëse autoritetet e kishin njohur si viktimë trafikimi, atij...
Burimi:
javanews.al