Protesta kundër qeverisë/ Aktivisti: Sorrat dhe korbat ndodhen në Parlament, ndërsa ne jemi zot të kësaj toke
Një prej aktivistëve u bëri thirrje protestuesve të ruajnë bashkimin dhe të vijojnë rezistencën për ndryshimin politik. Aktivisti u shpreh se sovraniteti i takon qytetarëve dhe se bashkimi është çelësi për arritjen e objektivave të protestës. Duke iu drejtuar protestuesve, aktivisti tha se rruga drejt objektivit nuk është e lehtë, por shprehu bindjen se kur janë bashke mund ta arrijnë. “Ne nuk duam më këtë sistem që na fyen. Sorrat dhe korbat ndodhen në Parlament dhe qeveri, këtu janë njerëzit e lirë. Këtu është Shqipëria e vërtetë. Ne jemi zot të kësaj toke, ne jemi sovrani. Mos Harroni, kur ne jemi bashkë mund të arrijmë çdo qëllim. Qëllimi nuk është i lehtë për tu arritur, por kur jemi bashkë është më afër se kurrë dhe...
Burimi:
gijotina.com