Ministria iraniane e Mbrojtjes del me paralajmërimin e fortë: Jemi gati për një luftë të zgjatur, prodhimi i armëve u trefishua!
Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Iranit, Reza Talaei-Nik, deklaroi se Irani është i përgatitur për një luftë të zgjatur me SHBA dhe Izraelin, teksa theksoi se prodhimi i armëve nga Teherani është trefishuar gjatë luftës së fundit 40 ditore. “Irani është më i përgatitur se kundërshtarët e tij për një luftë të zgjatur, veçanërisht duke pasur parasysh se prodhimi i armëve dhe municioneve ka vazhduar pa ndërprerje gjatë konflikteve të fundit”, tha Reza Talaei-Nik. Ai shtoi se “Irani vazhdon të modernizojë armët strategjike, duke përfshirë raketat balistike dhe ato lundruese”, dhe se “prodhimi i disa armëve dhe municioneve strategjike është më shumë se trefishuar gjatë luftës së fundit 40-ditore”. I cituar nga agjencia e lajmeve Tasnim, Talaei-Nik deklaroi se “armiku përballet me kufizime shumë...
Burimi:
javanews.al