Përmbytje dhe stuhi në Spanjë, 7 të plagosur dhe qindra persona evakuohen

Përmbytje dhe stuhi në Spanjë, 7 të plagosur dhe qindra persona evakuohen

Shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar përmbytje të shumta në verilindje të Spanjës, duke lënë të paktën shtatë persona të plagosur dhe duke detyruar autoritetet të evakuojnë rreth 300 persona. Ngjarja më e rëndë u regjistrua në portin e Roda de Berà, rreth 75 kilometra në jugperëndim të Barcelonës, ku shembja e një muri plagosi tre persona. Njëri prej tyre ndodhet në gjendje kritike, ndërsa një tjetër në gjendje të rëndë. Katër persona të tjerë janë dërguar në spital pas incidenteve të lidhura me motin e keq. Dy prej tyre u plagosën lehtë nga shembja e një muri në një kamping në Roda de Berà. Për shkak të situatës, rreth 300 persona u evakuuan nga një kamping, ndërsa rreth 100 prej tyre u strehuan në një...