Mbrëmje poetike në Elbasan! Promovohen autorët vendas, ruhet trashëgimia letrare
Në një prej ambienteve më karakteristike të Elbasanit, në shtëpinë Etnografike, poetë dhe dashamirës të letërsisë u bënë bashkë në një mbrëmje kushtuar fjalës poetike. Ajo synoi jo vetëm të promovojë autorët vendas, por edhe të ruajë e të përcjellë trashëgiminë letrare të Elbasanit. Përmes poezisë u sollën në vëmendje krijime dhe autorë që kanë lënë gjurmë në jetën kulturore të qytetit, ndërsa brezat e rinj patën mundësinë të njihen më nga afër me këtë traditë. Poezia, përmes gjuhës së saj të veçantë, mbetet një mënyrë për të ruajtur kujtesën, për të përcjellë historinë dhe për të shprehur identitetin e një qyteti. /vizionplus.tv
Burimi:
vizionplus.tv