Fatmir Krypa sjell “Malësori IV”, një figurë mes kujtesës dhe identitetit

Fatmir Krypa sjell “Malësori IV”, një figurë mes kujtesës dhe identitetit

Në veprën “Malësori IV”, të realizuar më 1979, artisti Fatmir Krypa (1942) ndërton figurën e malësorit përmes një gjuhe artistike ku vija, sipërfaqja dhe kompozimi marrin një rol të veçantë. Figura e malësorit shfaqet ballë për ballë me shikuesin, e vendosur në një hapësirë të krijuar nga mure guri, pemë dhe kodra. Pranë tij qëndron një gjel, ndërsa hijezimet e dendura dhe veshja e errët e figurës krijojnë një prani të fuqishme dhe të përqendruar. Në vend që ta paraqesë malësorin vetëm si një tipar etnografik, Krypa e shndërron atë në një figurë simbolike, ku bashkohen kujtesa shoqërore, identiteti rural dhe tradita. “Malësori IV” është pjesë e ekspozitës “Jo gjithë njerëzit ekzistojnë në të Tashmen e njëjtë”, kuruar nga Hana Halilaj, e cila do të...