Mbi 824 mijë vizitorë në monumentet e trashëgimisë kulturore në Shqipëri
Institucionet dhe qendrat e trashëgimisë kulturore në Shqipëri kanë shënuar një rritje të konsiderueshme të numrit të vizitorëve gjatë periudhës janar–korrik 2026. Sipas të dhënave të publikuara nga ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, gjatë shtatë muajve të parë të këtij viti monumentet, muzetë dhe parqet arkeologjike në vend janë vizituar nga gjithsej 824.340 persona, vendas dhe të huaj. Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2023, numri i vizitorëve është rritur me 80%. Ndërsa krahasuar me vitin 2024, rritja është 26,4%, dhe me vitin 2025 është 6,3%. Kalaja e Gjirokastrës mbetet destinacioni më i vizituar i trashëgimisë kulturore në vend, e ndjekur nga Butrinti. Sipas shifrave të publikuara, numri i vizitorëve për destinacionet kryesore është: Kalaja e Gjirokastrës – 161.274 vizitorë...
Burimi:
kultplus.com