Durrësi nën dritat e artit, Rama ndan pamje nga festivali treditor

Durrësi nën dritat e artit, Rama ndan pamje nga festivali treditor

Durrësi u kthye për tri net me radhë në një skenë të artit, muzikës dhe dritës, përmes “Festivalit të Dritave”, që u zhvillua më 17, 18 dhe 19 gusht në sheshin “Liria”. Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga atmosfera e festivalit, i cili solli një program të konceptuar mes historisë dhe së ardhmes së qytetit. Aktivitetet nisën në orën 20:00 dhe vijuan deri në mesnatë, duke sjellë për publikun një ndërthurje të muzikës, performancës dhe elementeve vizuale. Programi përfshiu performanca muzikore, valle popullore, kërcim modern, kuartet harqesh dhe shfaqje akrobatike, ndërsa përmes videove dhe fotografive u rikthyen edhe pamje nga Durrësi i vjetër. Për tri ditë, sheshi “Liria” u shndërrua kështu në një hapësirë ku historia dhe identiteti i qytetit u...