Të shtëna me armë në Pukë, kultivuesit zbulojnë policinë pranë parcelës me kanabis dhe hapin zjarr, FNSH niset drejt zonës!
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune në Pukë, në zonën e njohur si “Hamalla e Dedës”, pranë fshatit Qafë T’Mugu, në Qelëz. Sipas burimeve policore, në këtë zonë po monitorohej një parcelë e dyshuar me kanabis nga një skuadër policie. Dyshohet se efektivët janë pikasur nga personat që merreshin me kultivimin e drogës, të cilët më pas kanë qëlluar me armë zjarri në ajër. Pas të shtënave, efektivët kanë kërkuar përforcime për të vijuar kontrollet në terrenin e thellë malor. Në zonë është nisur edhe një grup i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë nga Shkodra. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa policia vijon operacionin për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.
Burimi:
javanews.al