Pukë/ Policia i afrohet parcelës me kanabis, i armatosuri arratiset në mal

Pukë/ Policia i afrohet parcelës me kanabis, i armatosuri arratiset në mal

Një person i armatosur është konstatuar nga shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të një parcele, ku dyshohet se ishin kultivuar bimë narkotike në fshatin Kodërbojë, në Pukë. Sipas njoftimit të Policisë, sapo ka konstatuar praninë e efektivëve, personi i armatosur është larguar me shpejtësi, duke mos iu bindur urdhrit për të ndaluar. Në përpjekje për ta ndaluar, një prej punonjësve të Policisë ka qëlluar me armë zjarri në ajër, në shenjë paralajmërimi. Megjithatë, personi i armatosur ka përfituar nga terreni i vështirë dhe ka mundur të largohet. “Në fshatin Kodërbojë, gjatë kontrollit të një parcele ku ishin kultivuar bimë të dyshuara narkotike, shërbimet e Policisë kanë konstatuar një person të armatosur. Ky person, pasi ka konstatuar punonjësit e Policisë, është larguar me shpejtësi, duke mos...