Aksion antikanabis natën në Pukë/ Roja i armatosur i parcelës arratiset, polici qëllon në ajër
Policia jep detaje mbi ngjarjen e ndodhur sot në mbrëmje në Pukë ku policia kishte ndërmarrë një operacion kundër kultivimit të kanabisit në fshatin Kodërbojë. Sipas informacionit paraprak të Policisë, gjatë kontrollit të parcelës, efektivët kanë konstatuar praninë e një personi të armatosur. Sapo ka vënë re forcat e rendit, ai është larguar me shpejtësi, duke mos iu bindur urdhrit për të ndaluar. Për ta paralajmëruar, një prej punonjësve të Policisë ka qëlluar me armë zjarri në ajër, por i dyshuari ka përfituar nga terreni dhe ka mundur të largohet. "Ky person, pasi ka konstatuar punonjësit e Policisë, është larguar me shpejtësi, duke mos iu bindur urdhrit të tyre për të ndaluar. Një prej punonjësve të Policisë ka qëlluar me armë zjarri në ajër, për ta...
Burimi:
syri.net