Real Madrid e nis mirë ndaj Espanyol, por ngec rrugës. Mbyllet pjesa e parë (video)

Real Madrid e nis mirë ndaj Espanyol, por ngec rrugës. Mbyllet pjesa e parë (video)

22 Gusht 2026 22:20 Telesport Real Madrid e nis sezonin e ri këtë mbrëmje, ku po përballet në transfertë ndaj Espanyol. Madrilenët e nisën shumë mirë takimin duke gjetur golin e avantazhit që në minutën e 10-të, ku pas një krosimi perfekt të Arda Guler, ishte Jude Bellingham ai i cili dërgoi me kokë topin në rrjetë. SHIKOGOLIN Në minutën e 30-të, Espanyol që kishte disa minuta që po dominonte lojën dhe po kërkonte golin e barazimit, e gjeti atë falë një aksioni të gjatë, të finalizuar me sukses nga Alex Calatrava, pas asistit të Javier Hernandez. SHIKOGOLIN Në minutat në vijim, madrilenët patën dy mundësi të mira shënimi me Kylian Mbappe, por që francezi nuk arriti t’i finalizonte në mënyrën e duhur.