Vrasja e turistit portugez në Ksamil, zbardhet dinamika: 11 të arrestuar dhe 2 në kërkim
Vrasja e turistit portugez në Ksamil, zbardhet dinamika: 11 të arrestuar dhe 2 në kërkim Një mbrëmje pushimesh në Ksamil përfundoi tragjikisht për turistin e ri portugez Luis Miguel Varela Mendes, i cili humbi jetën pas një konflikti të dhunshëm në orët e para të 18 gushtit. Ngjarja, e ndodhur në një prej zonave më të frekuentuara turistike të jugut, ka çuar në arrestimin e 11 personave, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim. I riu kishte mbërritur në Ksamil për pushime përmes një agjencie turistike të huaj dhe ndodhej në shoqërinë e një grupi të rinjsh nga Portugalia dhe Franca. Pushimet në rivierën shqiptare u ndërprenë tragjikisht pas konfliktit që shpërtheu në ambientet e kompleksit “Principotes”. Sipas të dhënave të...
Burimi:
shkodraweb.com