Vrasja e turistit/ Pezullohen dy efektivë, s‘ndërhynë dhe s’njoftuan për konfliktin
Dy punonjës policie u pezulluan nga detyra në kuadër të hetimeve për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela Mendes të marten (18 gusht) në Ksamil. Bëhet fjalë për Miosid Matushajn, punonjës i Policisë së Kufirit dhe Migracionit në Gjirokastër, dhe Romeo Shehun, pjesë e Policisë Bashkiake Gjirokastër. Të dhënat e Policisë saktësojnë, se të dy dyshohet se ndodheshin në lokal gjatë momentit kur nisi konflikti që më pas përfundoi me vrasjen e turistit 21-vjeçar nga Portugalia. Po sipas të njëjtave të dhënave, dy punonjësit e Policisë kishin shkuar në lokal për të ushtruar detyrën e sigurisë private, pas orarit të punës në Policinë e Shtetit dhe atë bashkiake. Ndonëse kanë parë situatën e krijuar, gjatë përplasjes ata nuk kanë ndërhyrë për të ndaluar përshkallëzimin...
Burimi:
javanews.al