Përplasje mes dy mjeteve lundruese për shkak të shpejtësisë, disa të plagosur

Përplasje mes dy mjeteve lundruese për shkak të shpejtësisë, disa të plagosur

Një aksident me mjete lundruese ka ndodhur në liqenin e Komanit, ku si pasojë e përplasjes disa persona kanë mbetur të lënduar. Të lënduarit po transportohen në drejtim të Spitalit të Shkodrës për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa distanca dhe terreni i vështirë e bëjnë të vështirë transportimin e tyre. Në ndihmë të personave të lënduar kanë dalë banorë të zonës dhe persona të tjerë me varka, të cilët po kontribuojnë në nxjerrjen dhe transportimin e tyre drejt zonave ku mund të marrin ndihmë mjekësore Gjendja shëndetësore e të lënduarve raportohet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa dyshohet se shkak ka qenë shpejtësia e madhe e mjeteve në një kthesë me fushëpamje të kufizuar.