Reagon Qeveria portugeze: Po ndjekim nga afër rastin e vrasjes së turistit, s’kemi informacion zyrtar nga Tirana

Reagon Qeveria portugeze: Po ndjekim nga afër rastin e vrasjes së turistit, s’kemi informacion zyrtar nga Tirana

Qeveria portugeze po ndjek rastin e vrasjes së një turisti portugez në Shqipëri. I riu, 20 vjeç, u gjet në orët e para të mëngjesit të së martës me shenja goditjesh me thikë, dyshohet pas një përleshjeje. Në një prononcim për Renascença, Raquel Trindade, nga zyra e Ministrit të Punëve të Jashtme, tha se nuk ka informacione zyrtare për atë që ka ndodhur, apo për veprimet që mund të kenë ndërmarrë autoritetet e Tiranës. “Ministria e Punëve të Jashtme po e ndjek rastin e këtij shtetasi portugez që ka ndërruar jetë në Shqipëri dhe, përmes ambasadës së saj në Romë, si edhe konsullatës së nderit në Tiranë, po e ndjekim çështjen së bashku me autoritetet lokale”, deklaroi zyrtarja. Ajo konfirmoi për Renascença se, “për momentin”,...