Varrezat masive në Zubin Potok, Prokuroria Speciale: Identifikohen mbetjet koçkore të 23 individëve

Varrezat masive në Zubin Potok, Prokuroria Speciale: Identifikohen mbetjet koçkore të 23 individëve

Kosova E Mërkurë, 19 Gusht 2026 17:30 Prokuroria Speciale e Kosovës informon se në varrezat masive në Zubin Potok janë gjetur mbetjet kockore që dyshohet se u përkasin 23 individëve. Mbetjet janë identifikuar nga Instituti i Mjekësisë Ligjore. Identifikimi i plotë do të bëhet pas përfundimit të ekzaminimeve mjeko-ligjore dhe procedurave përkatëse. Tre persona janë nën hetim për krime kundër popullsisë civile. Ata po mbahen në paraburgim. Gërmimet në Zubin Potok janë duke u zhvilluar prej javësh në tri lokacione, përfshirë Kalludrën e Vogël dhe Jakubën, pas një hetimi rreth dyvjeçar lidhur me dyshimet për krime lufte. Njoftimi i plotë Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Insitutin e Mjekësisë Ligjore, njofton opinionin publik se, në kuadër të veprimeve...