“Situata është nën kontroll”- Harta e zjarreve në vend, ministri Nufi: Operacion pa ndërprerje, nuk ka rrezik për zonat e banuara!

“Situata është nën kontroll”- Harta e zjarreve në vend, ministri Nufi: Operacion pa ndërprerje, nuk ka rrezik për zonat e banuara!

Situata e zjarreve gjatë ditës së sotme është paraqitur më e qetë, me vetëm 4 vatra aktive nga 6 të evidentuara gjithsej. Forcat e Armatosura po punojnë intensivisht për izolimin e vatrave të zjarrit në disa zona të vendit, kryesisht në Pukë dhe Dajt. Ministria e Mbrojtjes raportoi se ndërhyrjet janë duke u zhvilluar me intensitet të lartë dhe situata është nën kontroll. Vetë ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, tha: “Forcat e Armatosura janë të angazhuara pa ndërprerje për izolimin e vatrave të zjarrit. Situata është nën kontroll dhe nuk ka rrezik për zonat e banuara. Falënderoj efektivët për përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar në këto ditë të vështira”. Por si paraqitet situata sot? Në Tërbun, Pukë, Forcat e Armatosura vijojnë punën për hapjen e...