Portugezi u vra me thikë në Ksamil, Syri siguron Foton e Luis Miguel Varela Mendes

Portugezi u vra me thikë në Ksamil, Syri siguron Foton e Luis Miguel Varela Mendes

20 –vjeçari, Luis Miguel Varela Mendes, turisti portugez që shihni në foton e siguruar nga Syri, është i riu që u vra me thikë në orët e para të 18 gushtit në Ksamil, pas një konflikti në lokalin “Principote” që i mori jetën mëngjesin e së martës, 18 gusht.  20-vjeçari kishte mbërritur në Ksamil dy ditë para ngjarjes së bashku me një grup turistësh francezë dhe planifikonin të largoheshin drejt Spanjës më 26 gusht. Natën e ngjarjes së rëndë, të rinjtë po merrnin pjesë në një festë në local në Ksamil, ku performonin disa DJ francezë. Nga informacionet mes grupit nisi një debat për zhurmën, ndërsa konflikti më pas u zhvendos në plazh. Sipas policisë, shtetasi francez David Heurtevent e goditi Mendes me grushte, ndërsa punonjësi...