UEFA Conference League/ Një hap larg historisë, Dinamo City luan nesër ndeshjen e parë të play-off-it ndaj Pafos – Balkanweb.com – News24

UEFA Conference League/ Një hap larg historisë, Dinamo City luan nesër ndeshjen e parë të play-off-it ndaj Pafos – Balkanweb.com – News24

Dinamo City është gati për një tjetër sfidë të rëndësishme europiane. Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja do të luajë nesër në mbrëmje ndeshjen e parë të play-off-it të UEFA Conference League ndaj Pafos, në “Elbasan Arena”, në orën 21:00. Pas një paraqitjeje fantastike ndaj Audës, ku triumfoi me rezultatin 4-0 në “Elbasan Arena” dhe përmbysi humbjen 1-0 të ndeshjes së parë në Letoni, Dinamo City siguroi kualifikimin në play-off dhe tashmë është vetëm një hap larg fazës së ligës së UEFA Conference League. Blutë vijnë në këtë përballje me besim të lartë, pas një tjetër mbrëmjeje të suksesshme në arenën europiane. Përballë do të jetë Pafos, në një sfidë që pritet të jetë një tjetër provë e fortë për skuadrën shqiptare. Dinamo City do...