Një emër i ri del në skenë për sulmin e Barcelonës. Katalanasit hedhin sytë nga italiani i “gjermanizuar”

Një emër i ri del në skenë për sulmin e Barcelonës. Katalanasit hedhin sytë nga italiani i “gjermanizuar”

19 Gusht 2026 20:10 Telesport Koha po kalon dhe shanset që Julian Alvarez të transferohet te Barcelona po pakësohen gjithmonë e më shumë. Të vetëdijshëm për këtë gjë, katalanasit po shqyrtojnë alternativa të tjera. Gazetari Gerard Romero zbulon se Barcelona po e monitoron nga afër situatën e Nicolo Tresoldi-t, sulmuesit të Club Brugge. Italiani por që mban nënshtetësinë gjermane, shkëlqeu sezonin e kaluar duke shënuar 23 gola dhe duke dhënë 9 asiste. Ai është nën kontratë me klubin belg deri në vitin 2029 dhe ka një klauzolë largimi prej 40 milionë eurosh. Për 21-vjeçarin ka interes edhe nga klube të tjera në Serie A e në Premier League.