Ernest Muçi thyen të gjitha parashikimet, sulmuesi i Shqipërisë i habit të gjithë në Turqi
Ernest Muçi i ka thyer të gjitha parashikimet! Sulmuesi shqiptar kaloi një dëmtim në ditët e fundit dhe pritej që mungesa e tij të ishte paksa e gjatë. Sipas mediave në Turqi, shqiptari i kishte humbur të gjitha ndeshjet e muajit gusht dhe duhej të kthehet në stërvitje në ditët e para të shtatorit. Megjithatë Muçi i ka tejkaluar parashikimet dhe është kthyer që sot në stërvitje me grupin. Madje sipas raportimeve të fundit, pritet që Muçi të jetë gati për ndeshjen e nesërme që Trabzonspori do të zhvillojë kundër Ferencvaros, duke humbur kështu nga dëmtimi vetëm ndeshjen e parë të kampionatit. /Sport Ekspres/
Burimi:
sportekspres.com