Rrahën shefin e Krimeve në Sarandë, lihen në burg 6 rojet e klubit të natës

Rrahën shefin e Krimeve në Sarandë, lihen në burg 6 rojet e klubit të natës

Gjykata ka vendosur “arrest në burg” për 6 rojet e klubit të natës, të cilët u arrestuan pasi dhunuan shefin e Krimeve të Komisariatit të Sarandës, Mateo Bakalli. Në pranga u vunë Marjo Katiraj 35 vjeç; 38 vjeçari Elgent Ndoj; 35 vjeçari Faik Hoxha; 34 vjeçari Indrit Cullhaj, 31 vjeçari Ardit Kasemi (ushtarak në Zall-Herr), Besnik Sullollari, 29 vjeç, ndërsa në kërkim u shpall 28 vjeçari Pjetër Doçi. Ngjarja u shënua rreth orës 03:20 të 16 gushtit, në ambientet e jashtme të lokalit. Sipas Policisë, rojet e sigurisë po konfliktoheshin fizikisht me disa persona të tjerë. Shefi i Krimeve ka qenë duke kaluar me automjet kur ka vënë re personat duke u konfliktuar. Ai ka ndërhyrë për të ndaluar konfliktin duke u identifikuar si punonjës...