Mbyllet protesta e 81-të kundër qeverisë/ Qytetarët nuk tërhiqen: Nesër më shumë
Pas disa orësh protestë, fjalimesh dhe marshimi në rrugët e Tiranës, është mbyllur protesta e 81-të kundër qeverisë Rama. Qytetarët kanë përfunduar marshimin në rrugët e kryeqytetit, pasi gjatë gjithë protestës përcollën mesazhe të forta kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Në qendër të protestës ishte kërkesa për ndryshim politik, ndërsa thirrjet për dorëheqjen e Ramës dhe kundërshtimi ndaj qeverisë u shoqëruan me pankarta dhe slogane gjatë gjithë marshimit. Qytetarët pritet të rikthehen sërish në rrugët e Tiranës, në protestat e radhës kundër qeverisë Rama.
Burimi:
syri.net