Futbollisti shqiptar shënon supergol në kualifikueset e Champions League (VIDEO)

Futbollisti shqiptar shënon supergol në kualifikueset e Champions League (VIDEO)

Shqiptari nga Kosova, Milot Avdyli, ka shënuar supergol me fanellën e Celjes në ndeshjen ndaj Slovan Bratislava mbrëmjen e sotme (19 gusht). Talenti nga Vushtrria ka barazuar rezultatin për Celjen në fund të pjesës së parë, teksa 45 minutat e para u mbyllën me shifrat 1 me 1, e vlefshme për Champions League. Avdyli është kthyer në një nga titullarët më të rëndësishëm të kampionëve sllovenë. GOLI I AVDYLIT: VIDEO