Talenti shqiptar i Kombëtares U-19 i papërmbajtshëm, turpëron me një “shuplakë” golash Bajernin e Mynihut!
Sulmuesi shqiptar, Enis Rexhepi, rrëmbeu skenën me Shtutgart U-19, teksa arriti të realizonte plot 5 gola, në transfertë ndaj Bajern Mynih U-19. Paraqitje fenomenale për 18-vjeçarin shqiptar, i cili është pjesë e Kombëtares U-19, ku është aktivizuar 3 ndeshje dhe ka shënuar 1 gol me fanellën kuqezi. Në përballjen ndaj Bajernit U-19, Rexhepi shënoi 5 herë në minutat, 19, 28, 35, 42 dhe 50, duke magjepsur të gjithë të pranishmit dhe jo vetëm. Ky duel ishte i vlefshëm për javën e tretë të kampionatit. Shtutgarti momentalisht mban vendin e parë, ndërsa Bajerni renditet në vendin e dytë.
Burimi:
javanews.al