Agim Çavdarbasha dhe bota e fshehur brenda “Sferës I”

Agim Çavdarbasha dhe bota e fshehur brenda “Sferës I”

Një sferë, një trup dhe një hapësirë që duket sikur ruan diçka brenda vetes. Kështu shfaqet “Sfera I”, vepra e Agim Çavdarbashës e vitit 1972, që vijon të jetë pjesë e ekspozitës “Jo gjithë njerëzit ekzistojnë në të Tashmen e njëjtë”, të kuruar nga Hana Halilaj. Galeria e ka rikthyer në vëmendje veprën përmes një postimi në rrjetet sociale, duke sjellë për publikun një prej krijimeve të njërit prej emrave më të rëndësishëm të skulpturës moderne në Kosovë. Vepra do të qëndrojë e hapur për vizitorët deri më 26 gusht. Çavdarbasha (1944–1999) ishte një artist që e kërkoi vazhdimisht lëvizjen brenda formës. Në serinë “Sferat”, ai largohet nga përshkrimi i drejtpërdrejtë dhe e vendos formën në një hapësirë më të ndërlikuar, ku abstraksioni dhe trupi...