Një udhëtim në Shqipërinë e viteve të shkuara përmes filmimeve të rralla

Një udhëtim në Shqipërinë e viteve të shkuara përmes filmimeve të rralla

Një tjetër copëz e kujtesës audiovizuale të Shqipërisë po del nga arkivat, këtë herë përmes disa filmimeve të realizuara rreth gjysmë shekulli më parë. Pamjet, të cilat për dekada kishin mbetur të harruara, janë gjetur dhe rikthyer në jetë falë një procesi restaurimi dhe digjitalizimi. Bashkëpunimi mes Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit dhe Universitetit Politeknik të Tiranës ka bërë të mundur nxjerrjen në dritë të këtyre materialeve, që dokumentojnë një Shqipëri shumë të ndryshme nga ajo e ditëve të sotme. Në filmimet e ruajtura shfaqen peizazhe nga Saranda antike dhe Riviera shqiptare, ndërsa kamera ka fiksuar edhe natyrën, florën dhe faunën e vendit. Krahas bukurive natyrore, materialet sjellin edhe dëshmi mbi zhvillimet teknologjike dhe industriale të kohës, mes tyre teknologjinë e rritjes së peshkut dhe...