“Ramayana”, epika indiane që synon të bëhet spektakli i radhës global
Një nga rrëfimet më të njohura të Indisë po përgatitet të rikthehet në ekran në një përmasë të paprecedentë. “Ramayana”, epika e lashtë hindu e mbushur me perëndi, krijesa mitike, beteja dhe dilema morale, do të përshtatet në një film dy-pjesësh që synon të shndërrohet në një ngjarje kinematografike me jehonë përtej kufijve të Indisë. Pjesa e parë pritet të shfaqet në kinematë ndërkombëtare në nëntor, në periudhën e Diwalit, ndërsa pjesa e dytë është planifikuar për në nëntor 2027. Projekti është ndër produksionet më ambicioze në historinë e kinemasë indiane dhe raportohet se vetëm dy filmat do të kenë një buxhet të kombinuar që arrin në qindra milionë dollarë. Në qendër të historisë qëndron Rama, princ dhe avatar i Vishnut, perëndisë hindu të ruajtjes....
Burimi:
kultplus.com