Ushtarët izraelitë shënjojnë me numra palestinezët në Bregun Perëndimor
Qytetarët palestinezë u shënjuan me një numër të shkruar në ballë dhe në krahë nga ushtarët izraelitë në Bregun Perëndimor. Ky është rasti më i fundit shqetësues, i raportuar gjerësisht, i cili rikthen vëmendjen mbi sjelljen dhe dhunën e ushtarëve të IDF-së gjatë bastisjeve në territoret palestineze. Sipas raportimeve, të shoqëruara me imazhe, disa banorë të qytetit verior të Bregut Perëndimor, Qabatiyah, u damkosën me numrin 44 gjatë një operacioni ushtarak izraelit në zonë. IDF pranoi veprimet, duke pretenduar se ushtarët u qortuan. “Ja si duket dehumanizimi. E fshin qenien njerëzore dhe e shndërron atë në një numër”, - deklaroi hapur Ahmad Tibi, anëtar i Knessetit dhe udhëheqës i partisë arabo-izraelite, duke e quajtur atë “një imazh që të kujton kohërat e errëta”. Praktika, e...
Burimi:
syri.net