Trump s’e përjashton mundësinë e rinisjes së bisedimeve me Iranin
Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se negociatat me Iranin mund të rinisin “në një pikë”, por shtoi se është i kënaqur me situatën aktuale. I pyetur nga gazetarët në Shtëpinë e Bardhë më 19 gusht lidhur me mundësinë e rinisjes së bisedimeve me Iranin, Trump tha se: “Aktualisht, mendoj se situata është e mirë”. Ai shtoi se negociatat mund të rinisin “ndoshta në një pikë”. Presidenti Trump po ashtu përsëriti qëndrimin se Irani nuk duhet të ketë armë bërthamore. “Irani nuk mund të ketë armë bërthamore”, tha ai, duke shtuar se Irani “nuk mund të ketë armë bërthamore dhe nuk do të ketë”. Sa i përket Ngushticës së Hormuzit, Trump pretendoi se Shtetet e Bashkuara e kanë “nën zotërim, nën kontroll të plotë” këtë rrugë...
Burimi:
syri.net