FOTO/ Rrëzohet helikopteri në Kenia, mes 7 viktimave edhe kreu i Shërbimit Sekret të Ekuadorit bashkë me gruan! Mister shkaku i aksidentit

FOTO/ Rrëzohet helikopteri në Kenia, mes 7 viktimave edhe kreu i Shërbimit Sekret të Ekuadorit bashkë me gruan! Mister shkaku i aksidentit

Një helikopter u rrëzua në rrethana të paqarta në rrëzë të malit Ololokwe në Kenian qendrore, duke vrarë pilotin dhe gjashtë turistë në bord. Shefi i inteligjencës së Ekuadorit, Michele Sensi-Contugi, mbeti i vdekur së bashku me gruan e tij në një rrëzim helikopteri në Kenia. Michele Sensi-Contugi ishte kreu i Qendrës së Inteligjencës Strategjike të vendit (Centro de Inteligencia Estratégica / CIES) dhe një aleat i ngushtë i presidentit ekuadoras Daniel Noboa. “Sot, Michele dhe Stephanie na lanë shumë herët. Mendimet e mia janë me familjen e tyre, veçanërisht me fëmijët dhe prindërit e tyre”, shkroi Roberto Luque, Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit i Ekuadorit, në Platformën X. “Michele Sensi Contugi, drejtor i përgjithshëm i Qendrës së Inteligjencës Strategjike (CIES) të Ekuadorit, vdiq së...