Indonezia nuk gjen qetësi, goditet nga një tjetër tërmet me forcë 5,7 ballë!
Indonezia është goditur sot (19 gusht) nga një tjetër tërmet i fortë. Lëkundjet sizmike me magnitudë 5.7 ballë sipas shkallës Rihter, ndodhën në orët e mbrëmjes, 19:17, në Indonezi. Sipas Institutit Euro-Mesdhetar, epiqendra e tërmetit ndodhet 103 kilometra në lindje-verilindje të Labuan Bajo dhe 60 kilometra në veri-verilindje të Ruteng, ndërsa thellësia fokale vlerësohet në 160 kilometra. Indonezia po përballet me një aktivitet të fortë sizmik pas tërmetit me magnitudë 7,7, që goditi vendin të shtunën. Sipas mediave lokale, deri tani janë regjistruar 2.119 pasgoditje, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se lëkundjet mund të vazhdojnë edhe për tre deri në katër javë. Agjencia indoneziane e Meteorologjisë, Klimatologjisë dhe Gjeofizikës bëri të ditur se pasgoditjet kanë pasur magnituda nga 1,3 deri në 6,2. Prej tyre, 24 kanë qenë...
Burimi:
javanews.al