Nis pelegrinazhi 7-ditor në Malin e Tomorrit
Ka nisur pelegrinazhi i madh i besimtarëve bektashinj në Malin e Tomorrit, një nga ngjarjet më të rëndësishme fetare dhe tradicionale të kësaj periudhe. Pelegrinazhi do të zhvillohet nga 18 deri më 25 gusht 2026, ndërsa gjatë shtatë ditëve pritet që në Teqenë e Kulmakut dhe në Malin e Tomorrit të mbërrijnë rreth 600 mijë pelegrinë nga Shqipëria, diaspora dhe vende të ndryshme të botës. Për shkak të numrit të madh të vizitorëve që pritet të udhëtojnë drejt malit, Drejtoria Vendore e Policisë Berat ka hartuar një plan të posaçëm masash për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, parandalimin e incidenteve dhe lehtësimin e qarkullimit të mjeteve dhe këmbësorëve. Në operacion janë angazhuar shërbimet e DVP Berat, Komisariatet e Policisë Berat, Kuçovë dhe Skrapar, Forca...
Burimi:
argjiroja.net