Aksidenti tragjik/ Një martesë që zgjati vetëm tri ditë dhe një djalë vetëm 15 vjeç
Të dielën ishin nuse dhe dhëndër. Tri ditë më vonë, emrat e tyre do të shkruheshin në kronikën e një aksidenti që mori tri jetë. Kleo Vrioni, 25 vjeç, dhe Sara Brugnatelli, 26-vjeçarja italiane me të cilën sapo ishte martuar, humbën jetën në orët e para të mëngjesit në Manëz të Durrësit. Bashkë me ta vdiq edhe Alvi Muhaxhiri, vetëm 15 vjeç. Një tjetër 16-vjeçar mbeti i plagosur rëndë, ndërsa një 25-vjeçar që udhëtonte në të njëjtën makinë mbijetoi. Vetëm pak ditë më parë, Kleo dhe Sara kishin festuar martesën. Ishte fillimi i një jete që, në mënyrën më mizore, zgjati vetëm tri ditë. Atë natë, pesë të rinjtë kishin qenë në një lokal nate në Maminas. Rreth orës 02:22, ndërsa udhëtonin në një rrugë...
Burimi:
argjiroja.net