Projeksioni i frikshëm i OKB, Shqipëria do të katandiset me 1.1 milionë banorë
Shqipëria e ka kaluar kulmin e popullsisë prej 35 vjetësh dhe, sipas projeksioneve të Kombeve të Bashkuara, tkurrja demografike pritet të vazhdojë gjatë gjithë këtij shekulli. Seria e World Population Prospects 2024, mbi të cilën bazohet analiza e re e Our World in Data, e vendos maksimumin e popullsisë së Shqipërisë në vitin 1991, me 3.282.602 banorë. Por akoma më alarmant është një projeksion i Kombeve të Bashkuara. Në skenarin e mesëm të OKB-së, popullsia e Shqipërisë zbret në vetëm 1.184.997 banorë në vitin 2100. Kjo do të nënkuptonte rreth 2,1 milionë banorë më pak se në kulmin e vitit 1991, ose një tkurrje prej 63,9%. Vetëm nga niveli i projektuar për vitin 2026 deri në 2100, vendi do të humbiste rreth 1,57 milionë banorë,...
Burimi:
argjiroja.net