Një muaj pas përfundimit të Botërorit, presidenti i Federatës së Argjentinës shpërthen në akuza: Donin të na shkatërronin…

Një muaj pas përfundimit të Botërorit, presidenti i Federatës së Argjentinës shpërthen në akuza: Donin të na shkatërronin…

Ekzaktësisht përpara 1 muaji, në 19 korrik, Spanja u shpall kampione e botës për herë të dytë në historinë e saj në futboll. Nën drejtimin e Luis De La Fuente, La Roja iu imponua me autoritet në finale Argjentinës duke e mundur 1-0 në kohën shtesë ( 120 minuta). Disa orë pas finales, lindën teoritë konspirative rreth kësaj finaleje duke lënë të nënkuptohet ndër të tjerat se futbollistët e skuadrës Albiceleste e dorëzuan finalen. Tani një muaj më vonë, presidenti i Federatës Argjentinase të Futbollit, Claudio Tapia doli me një komunikatë në rrjetet sociale duke dënuar me forcë këto teori. ‘Një muaj me gënjeshtra dhe një fushatë e mjerueshme për të krijuar idenë se kjo Kombëtare ishte dorëzuar-shkruan Claudio Tapia në komunikatën e tij-nuk duhet...