Dhunuan shefin e Krimeve në Sarandë, Gjykata lë në qeli 6 truprojat e arrestuar të lokalit!
Gjykata e Sarandës ka caktuar sot (19 gusht) masën e sigurisë “arrest me burg” për gjashtë badigardët e përfshirë në konfliktin e ndodhur pak ditë më parë në Sarandë. Ngjarja u regjistrua në orët e para të mëngjesit të 16 gushtit, kur shefi i Hetimit të Krimit në Komisariatin e Sarandës, Mateo Bakalli, u përfshi në një konflikt dhe u dhunua fizikisht. Mes të akuzuarve janë edhe efektivë që punonin për lokalin e natës “Orange Club” ku ndodhi incidenti.
Burimi:
javanews.al