Harta e zjarreve në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: Ende 5 vatra aktive, 130 forca në terren për shuarjen e flakëve, s’ka rrezik për banesat!

Harta e zjarreve në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: Ende 5 vatra aktive, 130 forca në terren për shuarjen e flakëve, s’ka rrezik për banesat!

Ministria e Mbrojtjes përditësoi hartën e vatrave të zjarrit deri në orën 20:00 të mbrëmjes së sotme, duke njoftuar se 5 vatra vijojnë të jenë aktive në disa zona të vendit, ndërsa dy të tjera janë vendosur nën monitorim. Në terren janë angazhuar rreth 130 forca operacionale vendore, ndërsa Forcat e Armatosura po mbështesin operacionet me 90 efektivë dhe dy helikopterë të Forcës Ajrore. Vatrat aktive raportohen në Dajt dhe Priskë në Tiranë, Lufaj në Mirditë, Tërbun-Gojan në Pukë dhe Shashicë në Selenicë. Në Dajt operacioni po vijon me 50 efektivë të Forcave të Armatosura, 15 forca të MZSH-së dhe 5 të AZM-së. Në Priskë vijojnë të jenë të angazhuara strukturat e MZSH-së. Sipas autoriteteve, në të dyja zonat nuk paraqitet rrezik për banesat. Në...