Del VIDEO e aksidentit tragjik ku humbën jetën 3 persona

Del VIDEO e aksidentit tragjik ku humbën jetën 3 persona

Pas aksidentit tragjik ku humbën jetën 3 persona dhe mbetën të plagosur dy të tjerë, janë publikuar edhe pamjet nga përplasja fatale e të rinjve. Siç shihet nga videoja e siguruar nga Syri, mjeti ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi tejet të lartë kur drejtuesi ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në anë të rrugës. Përplasja ka rezultuar fatale për çiftin e sapomartuar, ndërsa nga aksidenti humbi jetën edhe një 15-vjeçar. Aksidenti i rëndë automobilistik ndodhi rreth orës 02:22 të mëngjesit të së mërkurës, në rrugën dytësore Manzë-Kullë, ku tre persona humbën jetën dhe dy të tjerë u plagosën. Sipas të dhënave paraprake, drejtuesi i automjetit, 25-vjeçari Kleo Vrioni, ka humbur kontrollin mbi mjetin, i cili është përplasur me një bordurë betoni. Përplasja ka qenë fatale për...