Izraeli hap tender për 1.200 shtëpi në Bregun Perëndimor, rrezikohet krijimi i shtetit palestinez
Izraeli ka hapur tendera për ndërtimin e rreth 1.200 shtëpive një pjesë me rëndësi strategjike të Bregut të pushtuar Perëndimor, përderisa qeveria izraelite po synon që t’i japë fund çfarëdo gjase për themelimin e një shteti palestinez. Planet për të ndërtuar në zonën e ashtuquajtur E1 – në lindje të Jerusalemit – janë dënuar nga komuniteti ndërkombëtar për një kohë të gjatë, raporton televizioni BBC. Zhvillimi i këtij plani praktikisht do ta ndante Bregun Perëndimor në dy pjesë dhe do ta izolonte Jerusalemin Lindor. Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është disa ditë para zgjedhjeve të përgjithshme në Izrael, duke e bërë shumë më të vështirë për qeverinë e ardhshme që të zhbëjë ndonjë tender të dhënë. Këto vendbanime janë të paligjshme sipas së drejtës...
Burimi:
syri.net