Shembet ndërtesa në Kinë, të paktën 3 persona të vdekur, shkak shpërthimi i gazit!
Tre persona u vranë dhe një tjetër u plagos kur një pjesë e një ndërtese katërkatëshe u shemb të hënën në Shijiazhuang, kryeqytetin e provincës Hebei të Kinës verilindore. Sipas një hetimi paraprak nga autoritetet, shembja u shkaktua nga një shpërthim që ka të ngjarë të jetë shkaktuar nga një rrjedhje gazi. Tre të vdekur pas shembjes së një ndërtese apartamentesh në provincën Hebei të Kinës Katër persona të plagosur u nxorën nga rrënojat dhe u dërguan në spital, por tre prej tyre vdiqën pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për t’i mbajtur në jetë. Gjendja e personit të katërt të plagosur është stabilizuar, sipas informacionit nga autoritetet lokale. Të gjithë banorët e pallatit janë zhvendosur në strehim të përkohshëm.
Burimi:
javanews.al