Juventus nuk mjaftohet vetëm me Vicario, kërkon edhe ish-portierin e Interit
19 Gusht 2026 18:46 Telesport Juventus zyrtarizoi ditën e djeshme huazimin e Guglielmo Vicario nga Tottenham për një sezon, me të drejtë blerje për 10 milionë euro në total bashkë me bonuset. Megjithatë, Vicario ndoshta mund të mos jetë përforcimi i vetëm i bardhezinjve për portën. Në rast largimi të Michele Di Gregorio për të cilin ka interes konrket nga Marseille dhe ish-klubi i tij, Monza, por edhe të Mattia Perin, për të cilin ka interes nga Palermo, atëherë Juventus do të tentojë transferimin e Emil Audero, portierit të Como-s, bën të ditur Gianluca Di Marzio. Audero ka dalë nga akademia e Juventusit, por bëri vetëm një paraqitje në Serie A për bardhezinjtë në ditën e fundit të sezonit 2016-17 përpara se të bashkohej me...
Burimi:
telesport.al