Shkëlqeu në javën e parë në La Liga, Real Madrid nuk humb kohë dhe kërkon transferimin direkt të yllit të ri

Shkëlqeu në javën e parë në La Liga, Real Madrid nuk humb kohë dhe kërkon transferimin direkt të yllit të ri

19 Gusht 2026 19:31 Telesport Racing Santander e nisi me barazim 2-2 ndaj Villarreal rikthimin në La Liga, pas plot 14 sezonesh. Në ndeshjen hapëse, ra në sy perfomanca e Sergio Martinez, mesfushorit 19-vjeçar i cili shënoi dhe një nga golat. Paraqitja e Martinez ndaj Villarreal nuk është sporadike, pasi mesfushori i ri ka kohë që tregon një nivel të lartë në fushë dhe ka disa ekipe që interesohen për të. Sipas AS, Real Madrid është futur fuqishëm në garë për transferimin e sergio Martinez këtë verë, klauzola e të cilit është vetëm tre milionë euro. Nuk përjashtohet mundësia që Real Madrid të blejë kartonin e lojtarit dhe ai të vazhdojë të qëndrojë te Racing Santander, në formë huazimi. Debutimi i tij mbresëlënës në La...