Analiza e REL: Vendime për prona dhe emërime, a po i tejkalon kompetencat Qeveria në detyrë?

Analiza e REL: Vendime për prona dhe emërime, a po i tejkalon kompetencat Qeveria në detyrë?

Emërime të bordeve të përkohshme të ndërmarrjeve publike, alokime të mjeteve buxhetore, shpronësime, dhënie me qira të tokës publike, emërime të komisioneve për pranimin e zyrtarëve në pozita të larta drejtuese dhe emërime në pozita të larta institucionale. Këto janë disa nga vendimet që i ka marrë Qeveria në detyrë e Kosovës, e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje, vetëm pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 qershorit. Gjatë kësaj periudhe, Qeveria në detyrë e Albin Kurtit ka marrë plot 75 vendime në 11 mbledhje qeveritare. Përfaqësues të partive politike dhe të shoqërisë civile vlerësojnë se disa prej vendimeve janë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe me Ligjin për Qeverinë. Sipas tyre, një qeveri në detyrë duhet të kufizohet në aktivitetet e domosdoshme dhe në zbatimin...