Studimi befasues, Gjergj Bojaxhi: Ja si kuptohet nëse ke prejardhje ilire! Çfarë tregojnë analizat e ADN-së dhe baza me 2 mijë rezultate fisesh
Gjergj Bojaxhi, i ftuar në emisionin “Dekalog” në DritareTV, foli për studimet gjenetike mbi prejardhjen e shqiptarëve dhe mënyrën se si mund të zbulohet nëse një person trashëgon një linjë të lashtë ilire. Sipas Bojaxhiut, studiuesit kanë analizuar ADN-në e eshtrave të gjetura në varreza arkeologjike në një territor që shtrihet nga Ballkani deri në Detin e Zi. Rezultatet krahasohen më pas me kampionet e popullatës së sotme shqiptare. Kampionet e shqiptarëve, siç shpjegoi ai, janë mbledhur nga të gjitha trevat: Shqipëria, Kosova, Çamëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës. Vetëm baza e të dhënave që ai përmendi përmban rreth 2 mijë rezultate. “Një rezultat i një mashkulli vlen për të gjithë meshkujt e të njëjtit fis, sepse trashëgojnë të njëjtin...
Burimi:
javanews.al