“Nuk di si të qeverisë”- Grenell kryqëzon Kurtin: Kriza në Kosovë e krijuar prej tij, Perëndimi nuk do të punojë më me të!
Richard Grenell, i dërguari presidencial për misione të posaçme i Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe ish-i dërguari i posaçëm amerikan për dialogun Kosovë–Serbi, ka lëshuar akuza të forta ndaj Albin Kurtit, duke e bërë atë drejtpërdrejt përgjegjës për krizën politike dhe ngërçin institucional në Kosovë. Në një përgjigje me shkrim për Gazetën Express, Grenell deklaroi se Kurti ka dështuar në qeverisje dhe në luftën kundër korrupsionit, ndërsa e akuzoi se po vazhdon të krijojë bllokada politike, njësoj si gjatë kohës kur ishte në opozitë. “Situata politike në Kosovë është një krizë e krijuar nga Albin Kurti. Ai ka dështuar ta luftojë korrupsionin dhe po e vazhdon historinë e tij të gjatë të krijimit të bllokadave dhe barrierave, sikurse ka bërë kur ishte në opozitë....
Burimi:
javanews.al