Akuzohet për përdhunimin e një italianeje, arrestohet 23-vjeçari nga Kosova në Mykonos

Akuzohet për përdhunimin e një italianeje, arrestohet 23-vjeçari nga Kosova në Mykonos

Një 23-vjeçar nga Kosova është akuzuar për përdhunimin e një turisteje italiane 18-vjeçare në ishullin grek të Mykonos. I riu është arrestuar nga policia pas denoncimit të vajzës. Sipas dëshmisë së 18-vjeçares, ngjarja ka ndodhur në një shezlong në një bar plazhi në Mykonos, ku ajo ndodhej së bashku me 23-vjeçarin. Mediat greke raportojnë se turistja kishte konsumuar një sasi të konsiderueshme alkooli dhe, sipas deklarimit të saj, ndodhej në një gjendje që nuk e lejonte të reagonte apo të rezistonte. Në denoncimin e saj, e reja ka pretenduar se 23-vjeçari ka përfituar nga gjendja e saj dhe ka kryer një akt seksual pa pëlqimin e saj. Pas denoncimit, policia nisi hetimet për identifikimin dhe lokalizimin e të dyshuarit. 23-vjeçari, shtetas i Kosovës, u gjet...